Edhe një shqiptar i shtohet Superligës së Turqisë, Veton Tusha i bashkohet Denizlisporit

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti nga Kosova, Veton Tusha, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Superligë e Turqisë, Denizlispor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje në klub.

Aty shkruhet se lojtari ka qenë në prova që nga fillimi i sezonit, ku edhe ka bindur drejtuesit.

“Ne nënshkruam një kontratë profesionale me sulmuesin 18-vjeçar, Veton Tusha, i cili po stërvitet me ekipin tonë A që nga fillimi i sezonit. Në i urojmë suksese Vetonit me fanellën tonë të bukur gjelbër e zi”, shkruan klubi i Denizlispor.

Tusha ka nënshkruar një kontratë tre vite e gjysmë me klubin turk që zë vendin e 20-të në Superligën e Turqisë.

Tusha ishte i angazhuar më parë tek skuadra maqedonase, Vardar, për të cilën u paraqit tre herë.

Ai po ashtu përfaqëson Kosovën në nivelin U-19, ku ka zhvilluar tri ndeshje. 

Të ngjashme