Edhe një skuadër e madhe gjermane pas Aliovskit

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 10:29 | Nga

Ezgjan Aliovski është grumbulluar me Kombëtaren e Maqedonisë së fundmi.

Mirëpo sulmuesi shqiptar e ka mendjen tek transferimi i tij i cili pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.

Pasi ka shkëlqyer në Superligën e Zvicrës me Luganon, Aliovski është duke u kërkuar nga shumë skuadra të njohura, kryesisht nga Bundesliga.

Së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra e madhe gjermane, Stuttgart që këtë vit u rikthye në Bundesliga.

25-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 14 asistime në elitën e futbollit zviceran.

Stuttgart kërkon ta transferojë Aliovskin pasi synimi i ish-kampionëve të Gjermanisë është të zë një vend që do t’i dërgojë në Kupat Evropiane.

Te Lugano janë të sigurt se Aliovski do të largohet, mirëpo krerët e klubit kërkojnë të fitojnë financiarisht nga shitja e tij.

Për ta lënë të lirë anësorin, klubi zviceran kërkon rreth 10 milionë euro.

Kujtojmë që për Aliovskin interesim kanë shprehur edhe Eintracht Frankfurt, Hannover 96, Hertha Berlin dhe Bayer Leverkusen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme