Edhe Ozili dikur e bënte “shqiponjën”

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 17:59 | Nga

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka po hetohen nga FIFA për thyerje të rregullave të saj për të mbajtur larg futbollit politikën.

Festa e dy lojtarëve kosovarë që bën pas shënimit të golave kundër Serbisë mund t’iu kushtojë “dy shqiponjave” pasi FIFA ka nisur një hetim ndaj tyre.

Mirëpo në një foto që është riaktualizuar, shihet se edhe futbollisti me prejardhje turke, Mesut Ozil, dikur bënte shqiponjën së bashku me shqiptarin tjetër Shkodran Mustafa, shkruan gazetametro.net.

Ozil dhe Mustafa luajnë së bashku tek skuadra e Arsenalit dhe janë së bashku në përfaqësuesen e Gjermanisë.

Shaqiri dhe Xhaka, shtuar së fundi edhe kapitenin Stephan Lichtsteiner, janë pjesë e një hetimi të Komisionit Disiplinor të FIFA-s për festën me shqiponjë në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Sipas raportimeve, yjet e Përfaqësueses së Zvicrës mund të hetohen për shkelje të nenit të 5 të kodit disiplinor, që shkruan se kushdo që provokon audiencën gjatë një ndeshje mund të suspendohet me dy ndeshje dhe të gjobitet me pesë mijë franga zvicerane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme