Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës.

Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar ndeshjen e pestë gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së basketbollit, e cila u ndërpre shkaku i përleshjes në mes të dy ekipeve.

Por, dënimet që iu shqiptuan klubit pejan janë të papranueshme për të.

Prandaj, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi nga Rrafshi i Dukagjinit ka paralajmëruar se do të ankohet në komisionin arbitrar.

Sidoqoftë, Peja u kualifikua në finale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme