Edhe Platini deklarohet kundër VAR-it

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Michel Platini ka dalë kundër VAR-it duke u shprehur se ishte kundër tij qysh prej ditës së parë.

Në një intervistë për Corrriere dello Sport, Platini e bën të ditur se qëndrimi i tij ka qenë kundër instalimit të këtij teknologjie.

Sipas ish-presidentit të UEFA-së, futbolli nuk mund të gjykohet nga videotë.

‘’E kam thënë edhe më herët. Nuk mund ta mbaj vetën. Unë e deklarova qëndrimin tim kundër teknologjisë në futboll, sidomos kur përdoret në këtë mënyrë’’, u shpreh 64-vjeçari.

Sipas ish-lojtarit të Juventusit, futbolli është lojë dinamike ku kontaktet dhe faulet, nëse nuk ndalohet në kohë reale, duhet të vazhdojnë.

Nuk është vetëm legjenda e Francës që është kundër VAR-it. Reagimet kundër këtij sistemi ishin të shumta me motivacionin se po e dëmton futbollin dhe po e zvogëlon kohën efektive.

Të ngjashme