Edhe zyrtarisht, Avci merr drejtimin e Besiktasit

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Senol Gunes është larguar edhe zyrtarisht nga drejtimi i skuadrës së Besiktasit.

Kjo e fundit menjëherë ka gjetur zëvendësuesin duke e angazhuar strategun, Abdullah Avci, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga Istanbul Basaksehir.

Strategu 55-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me “Shqiponjat e Zeza”.

Ai për këto vide qëndrimi do të paguhet në vit mbi 1.8 milion euro, por kjo shumë do të rritet në rast të suksesit me klubin stambollas.

Në anën tjetër, skuadra turke ka bërë të ditur se e ka liruar ndihmëstrajnerin spanjoll, Gutin, i cili do të kthehet në qytetin e Madridit.

Ndryshe, Besiktas në sezonin e fundit ka përfunduar në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare turke dhe ka fituar të drejtën që të luajë në Ligën e Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme