Edin Xheko në “radarin” e Realit të Madridit

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 19:29 | Nga

Sulmuesi boshnjak, Edin Xheko, është duke befasuar të gjithë me formën e tij këtë sezon në Serinë A.

Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle “AS”, për sulmuesin 30-vjeçar së fundmi ka shfaqur interes klubi i Realit të Madridit, pasi tekniku francez Zinedin Zidan e shikon ish-sulmuesin e Manchester Cityt si zëvendësuesin ideal të Karim Benzema-s.

Ndërsa për këtë të fundit, “AS” shkruan se do të jetë pjesë e marrëveshjes për të transferuar portierin belg Tibo Kortua nga Premier Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme