Edmond Rugova: Ndeshja me Çekinë s’do të jetë e lehtë, s’duhet të ekzagjerojmë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Edmond Rugova, ka thënë se ndeshja me Çekinë nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe se çdo fitore minimale ia siguron Kosovës tre pikë.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke theksuar se nuk duhet ekzagjeruar, pavarësisht asaj se në këtë përballje do të mungojë sulmuesi Vedat Muriqi.

“Është një moment shumë me rëndësi për këtë gjeneratë futbollistësh. Kjo është një ndeshje e rregullt nëse mund të them dhe nuk duhet të ekzagjerohet në këto momente. Këta djelmosha i kanë treguar aftësitë e tyre dhe na kanë bërë krenarë. Nëse luajmë ashtu siç kemi arritur deri këtu, atëherë suksesin mund të arrijmë, por nuk duhet të ekzagjerojmë”.

“Vedat Muriqi do të mungojë dhe është e pamundur që të zëvendësohet për momentin. Natyrisht se lojtarët do ta pranojnë përgjegjësinë dhe do të angazhohen edhe më tepër. Unë besoj që djemtë tanë nuk dorëzohen – nuk shkojnë atje vetëm sa për ta lozur një ndeshje, por do ta japin maksimumin. Unë besoj se do ta shohim një ekip jashtëzakonisht të inspiruar me një angazhim të jashtëzakonshëm”.

“E shoh një frymë shumë pozitive. Sapo kam filluar edhe unë punën aty dhe është një kënaqësi e madhe. Është një frymë e re dhe ajo po shihet me lojërat tona. Unë nuk kisha ekzagjeruar sonte aspak. Muriqi është i pazëvendësueshëm; prandaj unë kisha me vepruar ashtu nëse një qendër sulmues mungon – e kisha zëvendësuar më një qendër sulmues pa e ndryshuar tërë sistemin”.

“Ne duhet ta kërkojmë fitoren. Pjesën e dytë pasi t’i provojmë forcat; atëherë ne mund t’i bëjmë taktizimet në mënyrë që t’i përshtatemi asaj që nevojitet”.

“Kosova shkon përpara me një fitore minimale. Çdo fitore minimale neve na ndihmon që t’i sigurojmë tre pikët. Është një Kombëtare me një traditë fantastike dhe me shumë respekt. Po flasim për një eksperiencë të jashtëzakonshme, por ata nuk janë sonte për 100 për-qind fitore, atyre ju konvenon barazimi më shumë; ndërsa neve barazimi na qet jashtë loje”.

“Unë nuk po besoj që do të shkojmë në Çeki dhe do të dominojmë aty – nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Dëshira e futbollistëve tanë dhe angazhimi i tyre është ajo që na solli deri këtu. Unë e mirëpres çdo rezultat që është në favorin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme