Edon Zhegrova bën hapin e madh në karrierë, transferohet te kampioni i Francës

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova ka bërë hapin më të madh në karrierë deri tash.

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille, siç raporton L’Equipe.

Zhegrova ka udhëtuar për në Paris, kurse sot pritet të shkojë në very për të nënshkruar kontratën e re pesë-vjeçare.

Formalitetet për testet mjekësore tashmë janë kompletuar, transmeton Gazeta Express.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.

Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht.

Të ngjashme