Edon Zhegrova deklarohet pas super-golit që e shënoi dje me Lillen

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova është shprehur i lumtur me supergolin e realizuar dje me Lillen, por jo edhe me rezultatin ndaj Angers në Ligue 1.

Reprezentuesi kosovar realizoi gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca, duke e “bombarduar” portën me një goditje të fuqishme, shkruan FrontOnline.

E vetë Zhegrova pohoi se ai gol është rezultat i punës që po bën në seancat stërvitore me skuadrën.

“Goli është dëshmi se po punoj shumë në stërvitje. Mundohem të shënoj gola të tillë në stërvitje. Ishte gol i bukur, por nuk jam i lumtur pasi nuk kemi fituar tri pikët. Është dashur të paraqitemi më mirë sot. Ky nuk është rezultat i mirë për ne”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme