Edon Zhegrova lë gjurmë në fitoren e Baselit

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren 3-2 të Baselit ndaj Luzernin.

Talenti i Kosovës ka nisur të tregojë se meriton më shumë minuta dhe se ka talent për të arritur shumë në futbollin evropian.

Në ndeshjen kundër Luzern, ai e ndihmoi ekipin me gol dhe asist.

Pasi ndihmoi ekipin te goli i parë, duke bërë driblim fantastik, ai e gjeti edhe golin.

Zhegrova, në stilin e Lionel Messi, i dribloi disa lojtarë,për ta dërguar topin me lehtësi në rrjet për 2-0, në minutën e 36’, sfidë që në fund u mbyllë 3-2.

Ai u vlerësua si një më të mirët në këtë takim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme