Eduardo vazhdon me Chelsean

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:08 | Nga

Skuadra e Chelseat ia ka vazhduar kontratën portierit spanjoll, Eduardo.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, e cila ka konfirmuar se kampioni evropian me Portugalinë ka arritur marrëveshje të re 1 vjeçare me kampionët e Premier Ligës.

“Unë jam shumë i lumtur që do të qëndroj në Chelsea edhe një vit. Ky sezon ka qenë fantastik dhe i suksesshëm për klubin. Unë shpresoj se sezonin e ardhshëm do të fitojmë shumë trofe”, ka thënë Eduardo.

Vlen të përmendet se Eduardo nënshkroi me Chelsean në fillim të sezonit të kaluar, ndërsa përvec titullit të Premier Ligës është në finale të Kupës Fa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme