Efekti Gerrard – pesë ndeshje, asnjë gol i pranuar

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 10:37 | Nga

Steven Gerrard ka qenë një nga lojtarët më të mirë në futbollin anglez në vitet e fundit.

Legjenda e Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Anglisë tani ka filluar një aventurë të re me Rangers.

Javë më parë ai është emëruar trajner i skuadrës së njohur skoceze.

38-vjeçari në pesë ndeshjet në krye të kësaj skuadre nuk ka pësuar asnjë humbje.

Por, fakti interesant është se në 535 minuta ekipi i Gerrardit nuk ka pranuar ende asnjë gol.

5 ndeshjet e Gerrardit si trajner i Rangers

Miqësore: Rangers 6-0 Bury
Liga e Evropës: Rangers 2-0 Shkupi
Liga e Evropës: Shkupi 0-0 Rangers
Liga e Evropës: NK Osijek 0-1 Rangers
Miqësore: Rangers 3-0 Wigan

Duket se Gerrard do të ketë fatin e Zinedine Zidanes, nga një lojtar i madh, në një trajner të madh.

Të ngjashme