Efekti Ronaldo – Real Madridit i zbrazet stadiumi pa portugezin (Video)

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 09:31 | Nga

Nuk mbahet mend kur Real Madrid ka luajtur para kaq pak tifozëve sa në ndeshjen e fundit të tyre kundër Getafes.

Sidomos prejse kishte mbërritur në Bernabeu Ronaldo, Reali gjithmonë luante në stadium të mbushur.

Kështu era post-Cristiano Ronaldo në Real Madrid, filloi ashtu sic kishte përfunduar era para-Cristiano Ronaldo, me stadium gjysmë të mbushur, njofton Klan Kosova.

Gjithsesi madrilenët arritën të shënonin fitore me golat e Dani Carvajal e Gareth Bale.

Carvajal shënoi në minutën e 20, kurse Gareth Bale në të 51-ën.

https://www.youtube.com/watch?v=veanXxJOXz0&feature=player_embedded

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme