Egjipti publikon listën për Botëror, Salah i prin sulmit

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 13:48 | Nga

Kombëtarja e Egjiptit ka publikuar listën zyrtare për Kampionatin Botëror.

Egjiptianët kanë siguruar Kampionatin Botëror pas 28 viteve pritje dhe kjo falë yllit të tyre më të madh Mohamed Salah.

Super sulmuesi i Liverpoolit u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve në një duel me Sergio Ramosin.

Pjesëmarrja e tij në Kampionatin Botëror Rusia 2018 ishte në rrezik, por tani është konfirmuar se do të jetë në Rusi.

Salah është përfshirë në listën prej 23 futbollistëve të ftuar.

Megjithatë 25-vjeçari ende po lufton për tu rikuperuar për të qenë titullar nga ndeshja e parë.

Përveç Salahut në listë janë edhe yjet tjerë si Mohamed Elneny dhe Mahmoud Trezeguet.

Egjipti ndodhet në Grupin A së bashku me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguain.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme