Eintracht Frankfurt – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munich do të luaj në udhëtim te Eintracht Frankfurti në kuadër të javës së 10-të në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë synon që të marrë fitore nga ky udhëtim për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër Frankfurti ndodhet në pozitën e 10-të në tabelë me 14 pikë në tabelë pas nëntë javëve.

Bayerni është favorit për ta fituar ndeshjen, ndërsa në pesë takimet e fundit mes dy skuadrave rekordmenët e Gjermanisë kanë shënuar katër fitore dhe kanë pësuar një humbje.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Eintracht Frankfurt: Ronnow, Ndicka, Fernandes, Sow, Dost, Kostic, Hinteregger, Rode, Abraham, Da Costa, Paciencia.

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Kimmich, Boateng, Alaba, Coutinho, Davies, Thiago, Muller, Gnabry, Lewandowski. /Telegrafi/

https://twitter.com/FCBayern/status/1190619287679098880/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1190619287679098880&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Feintracht-frankfurt-bayern-munich-formacionet-zyrtare%2F


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme