“Ejani me flamur kombëtar”, Florian Marku kërkesë tifozëve për ndeshjen më 25 gusht

Prishtinë | 17 Gus 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Më 25 gusht, boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parra në stadiumin “Air Albania”.

Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International, këto ditë po vijon stërvitjen për përballjen e madhe.

Zhvillimi i ndeshjes në “Air Albania” pritet të sjellë më shumë emocione për kampionin Marku.

Në një postim të veçantë në Facebook, Marku ka një kërkesë të veçantë për tifozët e tij.

“Jam gati! Edhe 8 ditë kanë ngelur për ndeshjen më të madhe të historisë të boksit në Tiranë. Ju pres të gjithëve në stadiumin Air Albania, merrni me vete Flamurat që të krijojmë një atmosferë e cila do të mbahet mend gjatë!”, shprehet Marku në mesazhin e tij.

Pas një karrierë të suksesshme në boksin profesionist në Angli, ishte kërkesë e Florian Markut që ndeshja e radhës të zhvillohej në Shqipëri.

Marku numëron 12 ndeshje për titull në boksin profesionist nga të cilat ka fituar 11.

Të ngjashme