Ekipet refugjate të futbollit sfidojnë racizmin në Itali

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Para ndeshjes, tifozët futën në fushë me megafonë, tupanë dhe fishekzjarrë. Pasi lëshojnë fishekzjarrët, ata ngjiten në tribuna për të brohoritur. Kalimtarët habiten me këtë veprim të tifozëve.

Është e shtunë pasdite në një fushë futbolli në periferi të qytetit të Milanos, që gjendet mes shtëpive të këshillit, kontejnerëve dhe vendeve të ndërtimit.

Por kjo ndeshje nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, ka një kauzë edhe më të madhe.

Në njërën anë, St Ambroeus FC, është një prej ekipeve të para garuese të futbollit që është themeluar nga azilkërkuesit. Shumica e lojtarëve janë nga Afrika Perëndimore, derisa mosha mesatare e ekipit është 22 vjeç. Ata janë myslimanë dhe krishterë që flasin gjuhën frënge, angleze, arabe dhe italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme