Ekipi elitar i Italisë interesohet për mesfushorin uruguaian të Arsenalit

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Fiorentina ka shprehur interesim për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira që është i gatshëm për t’u rikthyer në Serie A.

Mësohet se Fiorentina tashmë ka nisur negociatat me klubin londinez që për ta lënë të lirë 24-vjeçarin po kërkon rreth 30 milionë euro.

Torreira është i gatshëm t’i bashkohet Fiorentinës, ekip që e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

Ai te Arsenali u pat transferuar para dy vjetësh nga Sampdoria dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023.

Në edicionin e fundit, Torreira ka shënuar dy gola në 39 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat.

Të ngjashme