Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të “Pekini 2022”

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar tashmë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpikë Dimërore “Pekini 2022”.

Atletët e vendeve pjesëmarrëse kanë nisur të parakalojnë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike që po mbahet në stadiumin kombëtar në Pekin të Kinës.

Ekipi i parë olimpik që ka parakaluar në ceremoninë e “Pekin 2022” është Greqia, e cila njihet si themeluese e Lojërave Olimpike.

Pasi kanë parakaluar shumica e ekipeve të shteteve pjesëmarrëse, radha i ka ardhur edhe Kosovës.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga pesë persona ka parakaluar tashmë si ekipi i 54-të nga 91 ekipe olimpike pjesëmarrëse.

Skitari Albin Tahiri ishte flamurmbajtës dhe udhëheqi ekipin e Kosovës në parakalim.

Bujar Turjaka, shef i misionit, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për Covid-19, Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media ishin pjesëtarët e ekipit të Kosovës që parakaluan së bashku me Tahirin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme