Ekipi i LeBron James e fiton ndeshjen All Star

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i LeBron James e ka mposhtur atë të Giannis Antetekounmpo-s në ndeshjen e sivjetme të All Star, me rezultat 178-164.

Ishte pikërisht kapiteni i skuadrës kundërshtare, Antetokounmpo, i cili me 38 pikë e 11 kërcime ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje.

Mirëpo, çmimi MVP i këtij takimi i takoi pikëshënuesit më të mirë te skuadra e James, Kevin Durant, i cili realizoi 31 pikë.

Ndërkaq, vetë James pati 19 pikë, aq sa Klay Thompson në ekipin e tij.

Kjo ishte loja e fundit All Star për dy legjendat e NBA-së, Dirk Nowitzki dhe Dwayne Wade, të cilët pas këtij sezoni do të pensionohen.

Të ngjashme