Ekipi i njohur në bisedime me Werderin për huazimin e Rashicës

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Milot Rashicës është ende një dilemë e pazgjidhur. Futbollisti kosovar ka rrëmbyer interesimin e disa klubeve evropiane, por ende asgjë konkrete nuk ka.

Sky Sports tani raporton se Hertha Berlin është gati të bëjë një lëvizje për 24-vjeçarin.

Gjashtë muaj huazim me mundësi blerjeje në fund është opsioni që po përmendet.

Dy klubet aktualisht janë në bisedime dhe po tentojnë të arrijnë marrëveshje para përfundimit të afatit kalimtar dimëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme