Ekipi kosovar i xhudos po bëhet gati për Lojërat Mesdhetare

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kosovar i xhudos është duke u përgatitur në Poreç të Kroacisë për Lojërat Mesdhetare.

Ekipi i xhudos, i cili në këto përgatitje po mbështetet financiarisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në “Oran 2022” do të marrë pjesë me garuesit: Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Shpat Zekaj dhe Arbër Kullashi, të cilët do të udhëhiqen nga trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Florian Marku – Chris Jenkins, këtu mund ta shikoni meçin drejtpërdrejt – …
Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” do të mbahen nga 25 qershori deri më 6 korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi mesdhetar kosovar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

Sportistët kosovarë do të mundohen ta japin maksimumin, në mënyrë që t’i sjellin medalje vendit të tyre.

Të ngjashme