Ekipi olimpik i Kosovës arrin në PyeongChang të Koresë së Jugut

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 20:42 | Nga

Pas rreth 20 orësh udhëtim, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Udhëtimi u bë nga Prishtina për në Stamboll, për të vazhduar për në Seoul dhe më pas në PyeongChang.

Ekipi olimpik përbëhet nga skitari Albin Tahiri, trajneri i tij, Agim Pupovci, shefi i misionit, Bujar Turjaka dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Tahiri është skitari i vetëm që ka siguruar normën olimpike. Ai ka fituar normën në pesë disiplina të skijimit alpik.

Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018 hapen të premten (9 shkurt), ku Kosova do të defilojë për herë të parë në histori të LOD.

Të ngjashme