Ekipi olimpik niset drejt Pekinit të Kinës

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ekipi olimpik i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Pekinit të Kinës, ku prej 4 deri më 20 shkurt 2022, do të mbahen Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore.

Ekipi që është nisur sot nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” përbëhet nga dy skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Ekipi do të udhëtojë për në Pekin përmes Stambollit të Turqisë.

Për shkak të masave të marra ndaj pandemisë Covid 19, të katër anëtarët e kipit kanë pranuar dy teste negative për Covid 19, një tjetër test do t’iu bëhet me të mbërritur në aeroportin e Pekinit, ndërsa gjatë ditëve të qëndrimit në Fshatin Olimpik, do t’iu bëhen çdo ditë teste.

Para nisjes, përzgjedhësi Agim Pupovci, është shprehur optimist se të dy skitarët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Të ngjashme