El Clasico, në fushë futbollistë nga katër kontinente dhe 14 shtete

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 10:48 | Nga

El Clasico është një nga eventet sportive më të ndjekur në të gjithë botën.

Më shumë se 100 vende anembanë globit janë në pritje të përballjes më spektakolare të kampionatit spanjoll Real Madrid – Barcelona, ku në fushë do të zbresin futbollistë nga katër kontinente.

Më konkretisht, të dy gjigantët e futbollit spanjoll kanë në përbërje 38 futbollistë evropianë, 7 nga Amerika e Jugut, një nga Amerika e Veriut dhe një tjetër nga Afrika.

Janë plot 47 lojtarë të regjistruar nga Reali dhe Barça që vijnë nga 14 vende të ndryshme. Sigurisht që Spanja përfaqësohet me më shumë elementë, 20. Franca përfaqësohet me gjashtë lojtarë lojtarë, Varane, Theo, Benzema, Umtiti, Digne dhe Dembele.

Më pas vjen Brazili me nga dy përfaqësues për çdo ekip: Marcelo dhe Casemiro te “Los Blancos” dhe Paulinho e Rafinha te “Blaugranat”.

Ndjekin me nga tre Kroacia (Modric, Kovacic dhe Rakitic) dhe Portugalia (Ronaldo, Semedo dhe Andre Gomes).

Me nga dy përfaqësues si Gjermania (Kroos dhe Ter Stegen) dhe Argjentina (Mascherano dhe Messi).

Në fund me nga një futbollist përfaqësohen Turqia (Arda Turan), Uruguai (Luis Suarez), Kosta Rika (Keylor Navas), Maroku (Achraf), Uellsi (Bale), Belgjika (Vermaelen) dhe Holanda (Cillessen).

Reali numëron lojtarë me 9 kombësi të ndryshme, ndërsa te Barça futbollistët vijnë nga 11 vende.

“Los Blancos” përfaqësojnë 4 kontinente të ndryshme, ndërsa Barça ka lojtarë vetëm nga Evropa dhe Amerika e Jugut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme