El Pais: Para disa ditësh kishte konflikt verbal ndërmjet Messit dhe Ter Stegen

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tentoi të pajtonte kapitenin Lionel Messin me drejtorin sportiv Eric Abidalin, mediat në Spanjë shkruajnë për një tjetër sherr që ka ndodhur brenda skuadrës.

Sipas gazetës së njohur spanjolle “El Pais”, Lionel Messi është përfshirë në një konflikt verbal me portieri Marc Andre Ter Stegen.

Gjithmonë sipas “El Pais”, argjentinasi dhe portieri gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin për shkak të rezultateve gjatë këtij sezoni.

Lajmi për një konflikt ishte dhënë para disa ditësh, por emrat nuk janë përmendur.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, e ka zhvilluar dje një mbledhje emergjente për të qetësuar mosmarrëveshjet e brendshme në klub.

Drejtori sportiv i klubit Eric Abidal dhe kapiteni Lionel Messi kanë shkëmbyen replika rreth gjendjes jo të mirë të ekipit.

Shkarkimi i Ernesto Valverdes në fillim të këtij viti ka sjellë pakënaqësi te skuadra e Barcelonës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme