El Sharaawy drejt La Ligas, Roma i cakton çmimin

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:25 | Nga

Stephan El Shaarawy nuk ka qenë titullar te Roma këtë edicion.

Sulmuesi italian ka luajtur titullar në disa ndeshje por në disa të tjera ka përfunduar në bankën rezervë.

Reprezentuesi i Italisë nuk e ka të sigurt qëndrimin te Roma edhe për një vit tjetër.

Së fundmi në garë për transferimin e tij janë futur dy skuadrat spanjolle Sevilla dhe Valencia.

Mediat italiane kanë raportuar se lojtarit i ka pëlqyer një ide e tillë për tu transferuar në kampionatin spanjoll.

Madje gjithnjë sipas asaj që ka shkruar Tutomercatoweb, Roma tanimë i ka caktuar edhe një çmim largimi sulmuesit anësorë.

Kryeqytetasit italian po kërkojnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë El Sharaawyn.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Monacos ka kontratë me Giallorosët deri në verën e vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme