Eliminimi i Argjentinës shënon fundin e një epoke

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:42 | Nga

Titujt e gazetave argjentinase mund të kenë qenë të dominuar nga enigma që është Lionel Messi, nga rrëmuja taktike në skuadër dhe nga veprimet e Diego Maradonas në sfond, por e gjitha kjo është histori tash, pasi eliminimi nga Franca shënon fundin e një epoke për kampionen e dyfishtë të botës.

Argjentina nuk ka fituar turne të madh që kur ngriti Copa American në vitin 1993, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Më së afërti ishte në Botërorin 2014 me këtë skuadër, kur humbi në finale, ndërsa humbi në finale të Copa Americas edhe në vitin 2015 dhe 2016.

Eliminimi nga Franca të shtunën me shifrat 4:3 në 1/8 e finales të botërorit “Rusia 2018”, ku u mposht nga shpejtësia dhe rinia po aq sa nga shkathtësia e talenti, tash sigurisht se do të qojë në ndërrim të gardës.

Shumë argjentinas që kanë luajtur në Rusi janë në të 30-at, përfshirë Javier Mascherano, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Evern Banega, Nicolas Otamendi, Gabriel Mercado, Enzo Perez, Angel Di Maria dhe madje edhe vet Messi.

Mascherano pas ndeshjes njoftoi për tërheqjen nga përfaqësuesja dhe tash pyetja është nëse bashkëlojtarët e tij kanë dëshirë të vazhdojnë me këto udhëtime të largëta dhe me presion masiv nga tifozët vendas për të sjellë sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme