Elliott, një talent i madh edhe në aktrim

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Drama e të luajturit për një klub si Liverpooli nuk duhet të ndikojë te Harvey Elliott, transferimi i ri i klubit nga Fulhami.

Mbi të gjitha, 16-vjeçari ishte edhe kampion në aktrim dhe shkëlqeu në skenë në shkollën Coombe Boy’s në jug-perëndim të Londrës, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Sun.

Elliott u bë futbollisti më i ri që luajti në futbollin anglez kur debutoi për Fulhamin me 15 vjet e 174 ditë në League Cup, stinorin e kaluar.

Përparimi i shpejtë i mesfushorit i ka rënë në sy trajnerit të Liverpoolit, Juergen Klopp, duke e siguruar 16-vjeçarin për një shifër të ulët, pasi Elliott refuzoi bursën nga Fulhami.

Mirëpo, Elliott shumë lehtësisht ka mundur të jetë i përfshirë në profesion tjetër, sipas mësuesit të tij në arte të përformimit.

“Harvey definitivisht është njeri i skenës, mund të shohësh se e ka këtë në vete”, ka thënë mësuesi Sam O’Reilly 39-vjeçar. “Në performancën e tij të fundit në vitin e 10-të, ai mori skenën. Ka ide të mëdha kreative që janë gjithmonë të mirëseardhura në klasën e dramës. Në performancën e tij të parë në vitin e dhjetë, ai luajti një viking në kostum, që ishte shumë impresive. Performanca e tij e fundit ishte një komedi, që ishte e ngjashme me atë ‘Komedi për një plaçkitje të bankës'”.

Mrekullisht, Elliott po merrej me këtë famë të madhe që ka bërë, ndërsa po ashtu edhe po merrej me mësime në klasë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme