Elneny në negociata me Milanin

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori egjiptian Mohamed Elneny është në negociata me ekipin e Milanit, të cilit pritet t’i bashkohet gjatë janarit, kanë raportuar mediumet e huaja të premten.

Elneny 27-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni është huazuar nga Arsenali te Beshiktashi, por minutazha e vogël te ekipi turk, ka bërë që ai të kërkojë largimin, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Milani është i gatshëm që për kartonin e Elnenyt të paguajë dëmshpërblim deri në gjashtë milionë euro, kurse egjiptianit do t’i ofrojë kontratë për tri vjet e gjysmë. Elneny këtë edicion ka 17 ndeshje me Beshiktashin, derisa me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2022.

Të ngjashme