Elseid Hysaj drejt Juventusit

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Napoli thuhet se janë duke projektuar një shkëmbim mes Mattia De Sciglios dhe Elseid Hysajt.

Elseid Hysaj ishte i lidhur edhe gjatë afatit kalimtar të janarit me një largim, por që në fund nuk ndodhi dhe mbrojtësi shqiptar mbeti në ‘Sao Paolo’.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë mund të transferohet gjatë verës në Torino si shkëmbim me mbrojtësin e djathtë të Juventusit që do transferohej te Napoli, raporton ‘Calciomercato’.

E gjithë kjo mund të ndodhë edhe nga presioni i trajnerit të kampionit italian, Maurizio Sarrit, i cili kërkon ribashkimin me kapitenin e Shqipërisë.

Të ngjashme