Elseid Hysaj në Romë

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Roma i ka nisur bisedimet për mbrojtësin e djathtë shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, sipas mediave italiane.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se bisedimet mes drejtuesve të Napolit dhe përfaqësuesve të Hysajt janë duke vazhduar.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është i lirë të largohet nga Sao Paolo për çmimin e duhur këtë verë, veçanërisht tani që Giovanni Di Lorenzo i është bashkuar Napolit.

Sipas gazetës italiane, Napoli është i gatshëm ta shesë Hysajn për 20 milionë euro, ndërsa Roma duhet të heqë dorë nga Karsdorp për ta financuar blerjen e shqiptarit.

Karsdorp dëshiron të kthehet te Feyenoordi në Holandë, e cila e dëshiron vetëm si lojtar të huazuar, megjithatë.

Por, Roma dëshiron ta shesë atë për ta financuar blerjen e Hysajt, mbrojtësit të djathtë të padëshiruar nga Carlo Ancelotti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme