Emery: Arsenal do të jetë ndër dhjetë klubet më të mira në botë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Arsenal përballet sonte me Chelsean në finalen e Europa League që është finalja e parë për këtë klub në rrethin e dytë të garave evropiane që prej vitit 2000 kur ishin mposhtur nga Galatasaray.

Trajneri Unai Mery ka thënë se dëshiron që ta përmirësojë skuadrën dhe kulturën e paraardhësit të tij te Topcinjtë, Arsene Wenger.

Për Arsenalin finalja e sontme është e para pas 13 vitesh në Evropë, pas asaj të Champions League në vitin 2006 kur poashtu ishin mposhtur, nga Barcelona, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Ajo është Wenger ka bërë është mahnitëse”, ka thënë Emery.

Respekti im është në majë. Ai i ka dhënë këtij klubi shumë gjëra të rëndësishme, një kulturë të re. Unë dua që t’i përmirësoj gjërat. Kur kam ardhur këtu kemi folur: që klubi të jetë më konkurrues në të gjitha situatat. Kam mësuar shumë nga Arsene Wenger si trajneri dhe e respektoj shumë”.

“Unë dua ta ndihmojë Arsenalin, ekipin, që të arrij të gjitha gjërat e mundshme. Një është ky titull evropian, poashtu të vazhdojmë që të përmirësohemi në mënyrën tonë për të arritur pozicionin më të mirë në futbollin botëror”, është shprehur spanjolli.

“Arsenali i së kaluarën, ky i tashmi dhe i ardhshmi do të jetë në mesin e dhjetë ekipeve më të mira në botë. Objektivi ynë është ta arrijmë këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme