Emery deklarohet pas humbjes së Arsenalit në finale

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Unai Emery është deklaruar pas humbjes së Arsenal nga Chelsea në finale të Ligës së Evropës.

Chelsea ka mposhtur 4:1 Arsenal në finalen e Ligës së Evropës të zhvilluar në Baku.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë. Ne provuam, ne punuam, por tani Chelsea ishte më e mirë se ne, urime për ata”, ka deklaruar Emery.

“Ne luajtëm një pjesë të parë të mirë dhe ata nuk krijuan shumë raste përveç pritjes që bëri Cech”.

“Chelsea ishte efikase, dhe goli i parë gjithmonë është i rëndësishëm. Duhej të qëndronim të qetë, por kemi bërë gabime dhe ata na kanë ndëshkuar”.

“Dua që tifozët tanë të dinë: ky është një proces dhe ne jemi vetëm në fillim”.

“Ne ishim afër këtë vit, këtu dhe në Premierligë, dhe ndërkohë që tani jemi zhgënjyer ne kemi bërë një hap përpara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme