Emery e Pellegrini po kërkojnë pikët e para me skuadra të reja

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 12:23 | Nga

Kur Manuel Pellegrini dhe Unai Emery u emëruan në krye të skuadrave aktuale me vetëm një ditë dallim mes emërimeve të tyre, në maj, asnjëri nga të dy nuk ka mundur të paramendojë se kur skuadrat e tyre do të përballeshin për herë të parë tre muaj më vonë, ato do të gjendeshin nga pozitat e fundit në tabelë pa pikë të fituar.

West Ham United dhe Arsenali kanë humbur të dy ndeshjet e para. Natyrisht se dy ndeshje nuk masin një stinor dhe dy skuadrat kanë pasur ndeshje mjaft të vështira në fillim. Mirëpo starti i dobët ka bërë që ndeshja direkte mes tyre të shtunën në Emirates të ketë rëndësi edhe më të madhe.

Të dy trajnerët kanë ardhur te skuadrat e tyre të reja me përvojë të madhe dhe me trofe. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka fituar tri herë Ligën e Evropës me Sevillan ndër të tjera, ndërsa Pellegrini i West Ham Unitedit ka fituar Premier Leaguen me Manchester Cityn në të kaluarën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme