Emery iu përgjigjet tifozëve të zemëruar të Arsenalit: Mund të bëj më mirë

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pranuar se i duhet të bëjë shumë më mirë, pasi presioni mbi supe është duke iu rritur, duke thënë se e kupton dhe pranon zemërimin e tifozëve të klubit.

Trajneri spanjoll nuk e ka të sigurt të ardhmen në Emirates Stadium pas rezultateve të dobët deri tani këtë sezon.

Thirrjet e tifozëve nga tribunat për shkarkimin e tij vazhduan edhe këtë fundjavë, pas barazimit zhgënjyes 2:2 kundër Southampton, të cilin klubi londinez e arrit vetëm falë një goli tejet të vonshëm të Alexandre Lacazette në minutën e 96-të.

Tifozëve të Arsenalit iu ka humbur durimi me trajnerin e tyre dhe e shfaqen atë që e ndienin duke i fishkëllyer skuadrës së vet pas përfundimit të ndeshjes.

Emery thotë se e kupton tërbimin e tifozëve, duke thënë: “Klubi po më përkrah mua çdo dite por edhe unë kam përgjegjësi. E di se mund të bëj më mirë. Mund të bëj paraqitje më të mira me lojtarët dhe do të përpiqem ta bëj këtë”.

“I kuptoj tifozët tanë. Ata janë të tërbuar tani, të zhgënjyer dhe të zemëruar. Edhe lojtarët ndihen njëjtë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme