Emery: Kam besim në Ozil

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Arsenal, Unai Emery ka thënë se mesfushori Mesut Ozil bën pjesë në planet e tij.

Kjo deklaratë e tij ripërsëritet pasi që gjermani nuk u përdor as si zëvendësues në fitoren 2”0 të Topçinjve kundër Chelsea në fundjavë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

30 vjeçari ka luajtur 155 minuta në Premier League që prej barazimit të Arsenalit 1:1 me Wolves në 11 nëntor të vitit të kaluar.

“Ai të shtunën ka qenë i gatshëm që të luajë, por ne vendosëm që të mos e përfshijmë”, ka thënë Emery.

Spanjolli ka thënë se Ozil bën pjesë në planet e tij me klubin dhe se ka besim në të.

“Kam folur me të dhe dua që të jetë i gatshëm për ndeshjet tjera sikurse të gjithë lojtarët e tjerë”.

“Mesut ka nënshkruar kontratë në janarin e kaluar sepse ka parë të ardhmen e tij me Arsenalin dhe asgjë nuk ka ndryshuar nga kjo”, ka deklaruar në anën tjetër menaxheri i futbollistit, Erkut Sogut, pas thashethemeve se futbollisti mund të largohet nga Emirates Stadium.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme