Emery kërkon nga Xhaka, Mustafi dhe Guendouzi që t’ju shmangen rrëmujave

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja në mes të Arsenal dhe Huddersfield në fundjavë u karakterizuara me shumë ndëshkime ma karton të verdhë.

Në listën e gjatë të gjyqtarit qenë edhe emrat e Granit Xhakës, Shkodran Mustafit dhe Matteo Guendouzi – të cilët u ndëshkuan për protestim dhe tentim ndikimi në vendimet e arbitrit.

Është trajneri i Topçinjve, Unai Emery që u ka kërkuar atyre dhe gjitha skuadrës që të mos përfshihen në rrëmuja të tilla prej ku mund të ndëshkohen. Kërkesë e spanjollit është që të shmangen edhe stimulimet në fushë, shkruan 234Sport.

Emery ka thënë se nuk e ka në plan që t’i sfidojë vendimet e referit rreth kartonëve të verdhë për lojtarët, pasi që sipas tij ai e ka të drejtën për të marrë vendime të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme