Emery lavdëron Ozilin: Ai tregoi cilësitë dhe shpirtin e tij

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery përshëndeti performancën e Mesut Ozilit, me yllin e Arsenalit që u kthye në aksion kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma.

Ish-reprezentuesi gjerman kishte bërë vetëm paraqitjen e tij të tretë të sezonit në humbjen 5-4 të Topçinjve në penallti në Anfield kundër Liverpoolit, pas një barazimi të mahnitshëm 5-5 në kohën e rregullt.

Ozilit iu dha një fjalim paraprak para ndeshjes nga Emery në fillim të kësaj jave në përpjekje për të marrë më të mirën nga mesfushori zhgënjyes dhe ishte i kënaqur me përgjigjen.

Gjermani bëri një paraqitje të mirë e cila përfshinte edhe një asistim perfekt për golin e shënuar nga Ainsley Maitland-Niles.

Ish-ylli i Real Madrid u zëvendësua pas 65 minutave nga Matteo Guendouzi, por Emery ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e gjermanit.

Të ngjashme