Emery i ngazëllyer me rinovimin e Xhakës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 18:49 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka shprehur kënaqësinë e tij me rinovimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Arsenali konfirmoi rinovimin e Xhakës, atë që është kontratë e re afatgjate për futbollistin nga Kosova.

Xhaka me këtë rast do të luajë me numrin 34, numrin e tij të preferuar.

Dhe, trajneri i ri, Unai Emery, ka mirëpritur këtë nënshkrimin me mesfushorin.

“Jam i ngazëllyer që Graniti ka rinovuar kontratën e tij me ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe është i ri, kështu që ka kohë të zhvillohet edhe më shumë”.

“Shpresoj se ai ka Botëror të suksesshëm me Zvicrën dhe kthehet i gatshëm për sezonin e ri”, theksoi Emery për faqen zyrtare të klubit.

Granit Xhaka do të luajë në këtë Botëror për herë të parë të dielën ndaj Brazilit në Rostov on Don

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme