Emery thotë se do ta kthejë Arsenalin në majë të Evropës

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:48 | Nga

Unai Emery thotë se dëshiron që ta shpijë Arsenalin në mesin e top-klubeve të Evropës, në konferencën e parë për media që kur zëvendësoi Arsene Wengerin.

46-vjeçari u zyrtarizua tek Arsenali të mërkurën, ndërsa thotë se do të ndihej i suksesshëm nëse garon për çdo titull.

“Është shumë e rëndësishme për klubin, që pas dy vjetësh jashtë Ligës së Kampionëve, të punoj të jemi skuadra më e mirë në Premier Ligë, por edhe në botë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, shefi ekzekutiv i klubit, Ivan Gazidis, ka thënë se spanjolli ishte në mesin e tetë emrave që ishin në listën për pozitën e kryetrajnerit.

Emery ka shprehur besimin se do të rrisë kualitetin e skuadrës me lojtarët që ka. “Qëllimi jonë është të punojmë bashkë më shumë dhe me këta lojtarë të talentuar që kemi”.

Emery kalon tek Arsenali pas largimit nga PSG muajin e shkuar. Në dy vjet në Francë, spanjolli fitoi katër kupa dhe një titull kampioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme