Emery u jep të drejtë fansave të zemëruar të Arsenalit, thotë se mund të përmirësohen

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka pranuar se fansat kanë të drejtë për zemërimin ndaj skuadrës dhe ndaj për shkak rezultateve jo të mira.

Ai ka thënë se ekipi mund të bëjë më mirë, por nuk ia doli të krijojë lidhjen me tifozët në ndeshjen ndaj Southamptonit, ku skuadra e tij mori një barazim prej 2 me 2.

“Klubi po më mbështet çdo ditë dhe gjithashtu unë mbaj përgjegjësinë. E di se mund të bëj më mirë, mund të bëjmë performancë më të mirë me lojtarët dhe do të provojmë ta bëjmë këtë. I kuptoj tifozët, tani ata janë të frustruar, të zhgënjyer e të zemëruar. Edhe lojtarët ndihen njësoj. Por, puna ime është të analizojë dhe të gjejë një zgjidhje se si mund të përmirësohemi”, u shpreh Emery, raporton Goal.

Të ngjashme