Emir Sahiti shënon super gol në Kroaci, fjalët e tij pas fitores

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Një gol mjeshtëror ka shënuar Emir Sahiti në fitoren e Hajduk Split kundër Slaven Belupo në ndeshjen e javës së pestë.

Ndeshja është luajtur para shtatë mijë tifozëve në Poljud, ku atmosfera ishte e zjarrtë.

Në minutën e 37 -të të lojës, anësori i Hajduk mori topin nga pothuajse 40 metra, nxitoi në mbrojtjen e kundërshtarit, duke depërtuar deri te portieri për të shënuar për 1-0.

Ky ishte goli i tij i dytë në sezonin aktual dhe fitorja e tretë radhazi e Hajdukut në këtë kampionat.

“Ne stërvitemi mirë, jemi të fokusuar dhe bëjmë më të mirën çdo ditë në stërvitje, dhe sigurisht që më pas vijnë rezultate e mira …” ka thënë Sahiti pas ndeshjes.

Emir Sahiti sezonin e shkuar ka shkëlqyer te Sibenik, duke u kthyer te Hajduk dhe duke nënshkruar kontratë të re.

Të ngjashme