Emre Can arrin marrëveshje me Juven

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 12:24 | Nga

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka arritur marrëveshje për kalim te Juventusi gjatë verës.

Kontrata e 23-vjeçarit me Liverpoolin skadon në verë dhe gjatë janarit është i lirë që të nënshkruajë parakontratë me klubet tjera.

Sipas Sky Sports, mesfushori ka arritur marrëveshje për transferim te Juventusi si lojtar i lirë, pas bisedimeve që kanë përfunduar të enjten.

Klubi italian tentoi transferimin e mesfushorit gjerman gjatë verës së kaluar, por Liverpooli refuzoi shitjen e tij me shpresën se do të bindej për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani do të bashkohet me Juven si lojtar i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme