Emre Can në dyshim për Botërorin

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 12:32 | Nga

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can raportohet se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe është në dyshim për pjesëmarrjen në Botëror me Gjermaninë, shkaku i dhimbjeve në shpinë.

24-vjeçari ka munguar për tre javë shkaku i një lëndimi që e pësoi me përfaqësuesen gjermane.

Jurgen Klopp shpresonte që Can të rikthehej për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, por sipas “The Mirror”, gjermani pritet të mungojë deri në verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme