Emre Can nënshkruan me Juventus

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 15:16 | Nga

Mesfushori, Emre Can është pajtuar me Juventusin për një kontratë katër vjeçare.

Siç raporton ‘Sky in Italy’ ai pritet që këtë javë t’iu nënshtrohet testeve mjekësore.

Përfaqësuesi i Gjermanisë, ka kontratë me Liverpoolin e cila i skadon në fund të këtij muaji për çfarë ka qenë i lirë të negociojë me klube të jashtme.

Shefi ekzekutiv i Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta ka thënë në fund të muajit të kaluar: “Kam besimin se mund të prezantojmë Emre Can pas finales së Chamions League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme