Ende nuk ka rinovuar me Manchesterin, Pogba në shënjestër të skuadrave të mëdha

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Paul Pogba është futur në vitin e fundit të kontratës me gjigantin anglez Manchester United.

Mesfushori francez ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës edhe pse Djajtë e Kuq ia kanë ofruar një gjë të tillë.

Pogba dhe agjenti i tij Mino Raiola po presin edhe disa muaj para se të vendosin nëse do të vazhdojnë me Unitedin apo do të shikojnë tjera mundësi për të ardhmen e tij.

Skuadrat e mëdha janë duke monitoruar situatën e Pogbas, me Real Madridin, Paris Saint Germainin dhe Juventusin që vazhdojnë interesimin e madh për mesfushorin.

Këto skuadra po presin që Pogba mos të rinovojë deri në janar, atëherë kur mund të futën zyrtarisht në bisedime me lojtarin.

Në rast se Pogba nuk rinovon deri në atë kohë me Djajtë e Kuq, do të jetë i lirë të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën, për t’iu bashkuar ndonjë skuadrës në verë si transferim i lirë.

28-vjeçari ëndërron Real Madridin dhe klubi spanjoll vazhdon të mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme