Ende s’ka marrëveshje mes Milanit dhe Donnarummës

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma thuhet se vazhdon të kërkojë 10 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën me klubin rosoner, të cilët ofrojnë 7 milionë euro plus bonuse.

Marrëveshja mes dy palëve është ende larg, sipas Corriere della Sera.

Gazeta zbulon se të dy palët kanë ende disa nyje për të zgjidhur dhe më e madhja është paga e portierit.

Agjenti Mino Raiola thuhet se vazhdon të kërkojë 10 milionë euro në vit për italianin, ndërsa Rossonerët janë të gatshëm për t’i ofruar 7 milionë plus bonuset.

Donnraumma ka luajtur 19 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke mbajtur shtatë herë portën e paprekur në proces dhe ka ndihmuar Milanin të pozicionohet i pari në tabelë pas 20 ndeshjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme