Endri Vrapi mungon në stërvitjet e Lirisë

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 16:35 | Nga

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka ×lluar sot, ashtu si u paralajmërua, përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës.

Djelmoshat bardhezi kanë kryer stërvitjet e lehta në Përparim Thaçi, derisa ka munguar vetëm mbrojtësi shqiptar, Endri Vrapi, që ka pasur leje nga trajneri.

“Të pranishëm që në start ishin të gjithë futbollistët, pos Endri Vrapit, që ka lejen e klubit dhe që bashkohen më vonë me grupin. Liria, njërën nga fazat përgatitore do ta zhvillojë jashtë vendit. ’Dy javë nga data 19 janar skuadra udhëton në Durrës, (qëndron në Tropikal), për të vijuar me përgatitje edhe më intensive. Besojmë që puna kontinuele nga stinori i kalur , por dhe tash kjo që do bëhet do të sjell rezultatin e pritur”, shkruan në njoftimin e klubit prizrenas.

Bledi Shkëmbi trajner, pas stërvitjeve të sotme do të drejtojë skuadrën edhe në fazën e dytë përgatitore, në Tropikal të Durrësit, ku ekspedita prizrenase do të udhëtojë më 19 janar.

Në anën tjetër, drejtori i ekipit, Erxhan Dana, ka bërë të ditur se ekipi vazhdon të synojë të dy trofetë ku është duke garuar, titullin dhe Kupën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme